• Shqip
  • English

Distileria Aquila Liquori është themeluar në 1992 dhe në shumë pak kohë arriti sukses në tregun Shqiptar. Pasioni për teknologjinë dhe kualitet të lartë ka qënë faktori kryesor për zmadhimin dhe modernizimin ditë pas dite. Në vitin 2005, u ndertua një kullë moderne distilimi e cila rriti kapacitetin dhe kualitetin duke e bëre distilerinë Aquila Liquori lider në tregun vendas. Aktualisht , kompania është shtrirë në 35,000 metra katrore dhe ofron një gamë të gjerë produktesh si lloje të ndryshme Rakie, Verëra, Kremra frutash, Distilate dhe pije tradicionale Shqiptare.

Investimet e vazhdueshme kanë bëre të mundur rritjen e kapacitetit te kantinës duke tejkaluar kërkesen e tregut vendas. Aquila Liquori mbulon rreth 75% të tregut Shqiptar. Nevoja për të gjetur tregje të mëdha, e ka bëre Aquila Liquorin eksportuesin numër 1 në Shqipëri dhe në rajon, për distilate si Whisky, Brandy, Gin në Francë, Gjermani, Angli, Itali dhe Kinë. Marrëveshje afatgjata me këto vende kanë qenë synimi i kompanisë per mbajtur prodhimin në kapacitet të plotë. Kompania gjithashtu ka investuar në ambiente vjetërimi me kapacitet të madh për vjetërimin e produkteve si rakia, brandy dhe whiskey.


 

 

Aquila Liquori - Tradita vazhdon...

Aquila Liquori garanton cilësinë me produkte të certifikuara!